Narte zjarr ne ullishte

Nje siperfaqe e konsiderueshme me ullishte ne fshatin Narte ne Vlore eshte djegur nga flaket paraditen e sotme.
Ne vendngjarje kane mberritur te paret banoret e zones si dhe punonjesit e firmave qe po ndertojne superstraden Levan-Vlore. Ata kane nderhyre me mjete rrethanore per te ndalur perparimin e flakeve. Per me shume se tre ore ky zjarr ka djegur ullishtet ndersa era e ka shtyre ate ne drejtim te depozitave te gazit qe ndodhen aty prane.
Repartet zjarrefikese munden te pengojne perparimin e flakeve duke shpetuar depozitat e gazit.