Shamata: Arsimi i mesëm dhe i lartë duhet të profilizohet
Korçë- Arsimi i mesëm dhe ai i lartë duhet të profilizohen për tju përshtatur tregut të punës, ndërsa reforma e financimit të sitemit të lartë arsimor do të sjellë një impakt në cilësinë e studentëve. Kështu u shreh sot gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës rajonale mbi arsimin, zv/ministri i arsimit Halit Shamata.
Kryefjalë e kësaj konference ishte përgatitja e studentëve, në mënyrë që ti përshtaten sa më mirë kërkesave të tregut, në fushën e punësimit. Po ashtu theksi u vu edhe tek përgatitja e stafit akademik, ku u hodh ideja se mesuesit duhet të licensohen në mënyrë që të kemi edhe konkurrencë mes tyre. E cila më pas do të sjellë edhe rritjen profesionale dhe cilësinë e mësimdhënies.
Konferenca rajonale mbi arsimin u mbajt në universitetin Fan S.Noli në qytetin e Korçës.
Shkrime të tjera me interes: