E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër Qendra Shëndetësore, kushte të mjerueshme

Gjirokastër – Në qendrën shëndetësore të fshatit Dervician në Gjirokastrër marrin shërbime mjekësore më shumë se 3 mijë banorë të fshatit, por edhe mijëra banorë të tjerë nga fshatrat përreth.

Kjo qendër gjendet e ndërtuar në një godinë të rrënuar, e cila dikur ka qenë shkollë e ciklit fillor dhe është në gjendje plotësisht të amortizuar.

Situata aktuale e godinës është mjat e mjerueshme. Në të nuk ka ngrohje, ujë të pijshëm apo pajisje dhe infrastrukturë që të bëjnë të mundura vizitat mjekësore.

Infermieria pranë qendrës shëndetësore, Anila Cami shprehet:  Në këtë qendër janë të punësuar një mjek dhe tre infermiere të cilët më shumë e kryejnë detyrën në banesat e pacientëve sesa në këtë qendër.

Gjithashtu ajo thotë se prej vitesh stafi ka kërkuar investimin për të krijuar ambjente të reja.

Kjo qendër, njëkohësisht më e madhja e Dropullit të Poshtëm, kryen rreth 15 vizita në  ditë dhe i përgjigjet kërkesës për shërbime infermierore për rreth 50 pacientë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fshati më i pasur kinez ndërtoi rrokaqiell 328 metra
  2. Memaliaj, qyteti pa autoambulancë, të sëmuret transportohen me taksi
  3. Një njësi e veçantë e CIA-s merret me zbulimin e gjendjes shëndetësore të udhëheqësve të huaj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›