E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Studentit, nënshkruhet marrëveshja

Tiranë- Tashmë të gjithë studentët që studiojnë në Universitetin e Tiranës do të pajisen më Kartën e Studentit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka firmosur sot marrëveshjen mes bashkisë së kryeqytetit dhe rektorëve të universitetëve publike në Tiranë.

Kjo kartë studentore do ti lehtësojë studentët nga ana ekonomike, si përshmebull: lehtësira në transportin publik, në infrastukturën ushqimore, në aktivitetet e jetës kulturore që do zhvillohen në kryeqytet etj.

Në fjalën e tij kreu i bashkisë më të madhe në vend Basha u shpreh se kjo kartë ishte ndër prioritet e programit të tij, pasi do të lehtësojë jetesen e studentëve, që sipas tij janë energjia e metropolit shqiptar.

Karta ka qënë një nga prioritet më thelbësore. Sot mbyllim fazën e përgatitjes dhe hapin shtegun për përfundimin e databaze dhe nisin menjëherë kartën e studentit. Gjithë sistemi për funksionimin e kësaj do të jetë e kontrolluar- është shprehur kryebashkiaku Basha.

Po ashtu kryetari Basha ka falenderuar të gjithë personat që bënë të mundur përfundimin sa më shpejt të këtij procesi.

“falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për Bashkinë e Tiranës - ka theksuar kryebashkiaku Lulëzim Basha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Marrëveshja AMK – AKU, konsumatorët më të mbrojtur
  2. OKB-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit 4 vjeçar
  3. Basha i dorëzon titullin Qytetar Nderi, mbretit të Katarit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›