E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamata: Problemi i gjakmarrjes, në zbehje

Problemi i gjakmarrjes në vendin tonë po shkon në zbehje. Kështu ka deklaruar zv ministri i arsimit Halit Shamata në komisionin e punës, çështjeve sociale dhe shëndetësisë. Shamata duke u bazuar në shifrat e fëmijëve të ngujuar dhe që vazhdojnë shkollën ka deklaruar se shifrat flasin se çështja e gjakmarrjes po shkon drejt përmirësimit. Ai ka deklaruar se deri në fund të vitit 2009 janë konfirmuar 62 fëmijë të ngujuar që vijojnë mësimet në rrethana të ndryshme, ku 37 prej tyre nëpër shkolla të improvizuara që gjenden brenda lagjeve.
Ndërkohë Shamata ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që këtyre fëmijëve t'u ofrohet edhe shërbimi i psikologut.
Gjatë kominisionit të punës çështjeve sociale dhe shëndetësisë u raportua dhe u diskutua për situatën e gjakmarrjes në Shqipëri dhe ngujimit të fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›