E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters: Shqipëria, një vend me plazhet më të bukura në rajon

Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura në rajon, mbetet e penguar si pasojë e ndotjes së madhe përgjatë bregdetit dhe segmenteve ujore. Kështu nis një artikull i agjensisë së lajmeve reuters, kushtuar Shqipërisë. Zona e quajtur "Kepi i Rodonit", që cilësohet si një nga perlat e Shqipërisë, në ditët e sotme, pothuajse është e mbuluar nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend, duke bërë që edhe uji edhe toka të jenë të ndotur nga lëndë toksike dhe që përbëjnë kërcënim për qeniet njerëzore dhe për kafshët- shkruan me tej reporteri i Reutersit.
Turistët nuk e vizitojnë më plazhin në Kepin e Rodonit, ndërsa disa peshkatarë e ushtrojnë profesionin e tyre në ujërat pranë. E në vend të një pamjeje piktoreske, pamja që të ofrohet në këtë territori është e ndryshme dhe mbizotërohet tashmë nga mbledhësit e skrapit dhe të tjerë, të cilët e sigurojnë jetën e tyre duke shitur objektet plastike që gjejnë përgjatë bregdetit.
Reutuers shton se kjo ndotje vjen kryesisht nga kryeqyteti shqiptar, nga Tirana dhe qytetet përreth, që përdorin lumenjtë për të derdhur mbeturinat e për të shkarkuar ujërat e zeza, e më pas uji i lumtti shkon në det. Mbi 1.5 milion njerëz jetojnë pranë lumenjve, të cilat shkarkohen në Kepin e Rodonit , saktëson Reuters.
Zëvendës ministri shqiptar për mjedisin, Taulant Bino, citohet të ketë thënë se qeveria po punon dhe po merr masa emergjente për të trajtuar çështjen e mbeturinave.
Reporteri i Retuers vijon më tej të thotë se në 2006, sipas Binos, qeveria po hartonte një strategji të ngjashme për këtë cështje. Shqipëria ishte vendi më i varfër dhe më i izoluar i Europës në regjimin komunist, por duke qenë se ishte i izoluar dhe i mbyllur me botën e jashtme, shumë terrene bregdetare, lumenj apo plazhe ishin ruajtur të paprekura nga zhvillimi i shfrenuar, e kjo bën që disa zona të shqipërisë të kenë një bukuri përrallore. por për to, nevojitet përmirësimi i iinfrastrukturës. Në vitet pasuese të demokracisë dhe kapitalizmit, pas 1990, vijuan problemet e mëdha nga nga ndotja dhe shkatërrimi i këtyre zonave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›