E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi "Skënderbej", protestë e forumit Tirana para bashkisë

Forumi Rinor i Shoqatës Tirana ka protestuar para Bashkisë së Kryeqytetit duke kërkuar transparencë dhe përfshirje në vendimarrje për sheshin "Skënderbej".
Dhjetëra të rinj tiranas kanë kërkuar nga Bashkia një përgjigje mbi cfarë po bëhet me Tiranën në mbrojtje të interesave të familjeve që do të shpronësohen për ndërtimin e Unazës së Vogël. Kryetari i forumit rinor të tiranasve Saimir Minxalli u shpreh se kjo protestë është vijim i protestave të nisura mëparë nga Shoqata Tirana.
Të rinjtë e shoqatës Tirana kërkuan mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në ansamblin e qendrës së kryeqytetit. Për afro 1 orë ata manifestuan paqësisht para godinës së Bashkisë kërkesat e komunitetit të familjeve të vjetra tiranase ndaj pushteti vendor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›