E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, plagoset kryetari i komunës Shtiqën

Plagoset në këmbë kreu i komunës së Shtiqën të rrethit të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe është vënë në ndjekje të tij. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes. 

KUKËS- Një plagosje me armë zjarri tip pistoletë ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit pasditen e sotme. Gëzim Shehu, kreu i komunës Shtiqën është qëlluar me pistoletë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje, policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur më tej shkaqet e plagosjes. Ndërkohë policia e Kukësit ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe është vënë në ndjekje të tij, ai është Shaqir Peca. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›