Shamku: Teksti i Historisë të tërhiqet menjëherë
“Nuk ka as ministra. Ka vetëm një tufë buratinësh, fijet e të cilëve i lëviz të gjitha Berisha. Pra ky diktator del se është Ministër Arsimi, Ministër Drejtësie, Ministër Transporti, Ministër Financash. Gjithçka! Madje del se është edhe përfaqësuesi i shkencës së historisë, njëlloj si Enver Hoxha para tij”, tha sekretarja për Çështjet e Edukimit Ledi Shamku.
Në emër të PS-së, ajo ka kërkuar që ky libër të tërhiqet menjëherë nga të gjitha shkollat e vendit dhe jo të pritet një vit derisa ai të korrigjohet. Gjithashtu Shamku ka kërkuar shkarkimin e zv/ministrit të Arsimit Halit Shamata.