Shamku, padi penale për kreun e Njësisë Nr.10
Deputetja socialiste për Tiranën, Ledi Shamku, depozitoi dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për kryetarin e Njësisë Bashkiake Nr. 10, Blendi Fuga, dhe shefes së Gjendjes Civile të kësaj njësie, Marjeta Muça. Kallëzimi penal, sipas deputetes Shamku, është bërë për manipulimin me dashje të listave të votuesve. Sapo dorëzova kallëzimin penal për kryetarin e Njësisë Bashkiake Nr. 10 në Tiranë, z. Blend Fuga dhe për shefen e zyrës të Gjendjes Civile, znj. Marinela Muça. Depozitova kallëzim penal për manipulimin me dashje të listave zgjedhore të lëshuara nga kjo njësi, të firmosura përkatësisht nga kryetari i Minibashkisë dhe nga shefja e zyrës së Gjendjes Civile. Ka një mesazh të qartë për Saliun dhe Lulin e tij. Ta harrojnë votën e kryeqytetasve. Ta harrojnë manipulimin e votës së Tiranës, u shpreh deputetja e Tiranës, Ledi Shamku.