E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid i beson ende gjermanit Schuster

Predrag Mijatovic u ka dhene nje mesazh te qarte te gjithe atyre qe kohet e fundit kane nisur te kerkojne largimin e gjermanit per shkak te rezultateve te dobeta.

Real Madrid vazhdon t’i besoje trajnerit Bernd Schuster. Te pakten kjo eshte ajo cfare thote drejtori, Predrag Mijatovic, duke u dhene nje mesazh te qarte te gjithe atyre qe kohet e fundit kane nisur te kerkojne largimin e gjermanit per shkak te rezultateve te dobeta.

“Detyra ime si drejtor sportiv eshte t’u transmetoj tifozeve tane qetesi. Real Madrid eshte nje nga skuadrat me te mira ne Europe dhe mendoj se grupi ka kapacitetet per te dale nga kjo situate e veshtire. Jemi ne nje moment kur rezultatet nuk po vijne por ky eshte vetem fillimi i sezonit”, theksoi serbi. Ne vijim ai theksoi se projekti afatgjate i ka synimet e qarta.

Nderkohe, sipas gazetes “AS”, trajneri dhe presidenti Calderon jane takuar mengjesin e sotem per te analizuar gjendjen e veshtire, duke vendosur te vazhdojne bashkepunimin. Humbja me e fundit ne rend kronometrik ka ardhur diten e shtune ne transverten e Villareal, duke e larguar skuadren madrilene edhe me shume nga Barcelona kryesuese.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›