E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Meritonim të paktën barazimin

Igli Tare është kategorik pas humbjes në derbin Roma-Lacio: “Rezultat absolutisht gënjeshtar”. “Lazio meritonte të paktën barazimin, nënvizon drejtuesi i ri lacial, në pjesën e dytë krijuam katër raste të pastra për gol”.

Ndeshjen e vendosën disa episode.

“Ndëshkimi i Ledezmës ishte korrekt, pohon Tare, ndërsa në golin e Baptistës ishim të pavëmendshëm, gjë që ndodh ndonjë herë në futboll. Gabim bëmë në pjesën e parë, kur luajtëm të kontraktuar. Duhej të sulmonim më shumë. Humbëm një ndeshje të rëndësishme për klubin dhe tifozët, përfundon Tare, por tani duhet të kthejmë faqe. Lacio është vetëm një pikë larg vendit të tretë dhe të dielën kundër Xhenoas kemi mundësinë që të ngjitemi”.  
 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›