E Diel, 1 Nëntor 2026

Mario Cenolli: “Han duhet guxonte me të rinjtë” Menaxheri i njohur: "Ishte një ndeshje nën mesataren për mua, dhe shumë larg asaj që pamë kundër të Portugalisë. Duhet pergatitemi mire kunder Maltes"

Reagimet e para pas barazimit të Shqipërisë me Azerbajxhanin (1-1) në Baku nuk ka qenë shumë të ngrohta nga specialistët e futbollit. Menaxheri i njohur Mario Cenolli i pyetur nga Albania-sport.com tha: “E ndoqa takimin nga Londra përmes transmetimit televiziv me disa nga miqtë e mi, ish-lojtarë të ekipit Kristal Pallas. Ishte një ndeshje nën mesataren për mua, dhe shumë larg asaj që pamë kundër të Portugalisë, madje shumë larg dhe frymës së asaj ndeshje të cilën e ndoqa direkt në stadiumin e Bragës. Për mua ku ekipi duhet te tregonte dhe te impononte forcën e tije kundër një ekipi mediokër, si Azerbajxhani. Duhej të sulmonim më shumë dhe te eksperimentonim me shumë me lojtaret e rinj, pasi ishte edhe mundësia më i mirë. Duhet pergatitemi mire kunder Maltes”.

Cenolli foli edhe për skenën pas ndëshkimit me karton të kuq të Elvin Beqirit. “Lojtarët nuk më pëlqyen sidomos në ato skenat kur ju kundërvunë arbitrit. Për mua treguan pak profesionalizëm në fushë. Shumica e atyre janë lojtare që luajnë në kampionatet me prestigjioze dhe duhet të jenë më gjakftohtë në ato situata. Nuk i pati hije dhe pse te gjithë e pame qe arbitri nuk ishte ne nivelin e duhur”.

Trajneri Han provoi edhe disa lojtarë të rinj, por u dha pak hapësirë atyre. “Sa për lojtarët që u futën, Lika për ato minuta qe luajti u paraqit mirë, kurse Sukaj luajti fare pak për ty gjykuar. Për mua trajneri Han duhet t’i kishte futur më përpara këto lojtarë qe ta shikonte dhe ai se çfarë mund ti japin kësaj kombëtare”, përfundoi menaxheri i njohur Mario Cenolli.

E Merkure, 19 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›