E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shantazhonte të miturin në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale një të mitur 17 vjeç nga qyteti i Lushnjës.

Policia njofton se pas denoncimit në një emision investigativ, policia e Shkodrës në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, për veprat penale “Përndjekja”,  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njofton policia.

Për dokumentimin ligjor të këtij rasti, është bashkëpunuar dhe me policinë e Fierit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›