E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VanHorn në Apelin e GJKKO: Vendimet e gjyqtarëve, jetike për t’i dhënë fund mosndëshkimit në Shqipëri

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), gjyqtaren Saida Dollani.

VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqi guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës.

Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin, thuhet në postim.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›