E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti që kontrollohet me anë të mendjes

Studiues në Zvicër kanë arritur të zhvillojnë teknologjinë që do tu jap mundësin njerëzve të kontrollojnë automjetet me anë të mendjes.

Duke përdorur lexues biometrik, automjeti është i aftë të parapri lëvizjet e shoferit para se të kryhet veprimi. Automjeti ngadalëson shpejtësinë para se të kryhet një kthesë, ose në ndryshimin e korsisë në daljet e autostradës.

Ideja është të bëhet një përzierje e shoferit dhe inteligjencës së automjetit, në mëyrë që të eliminohen konfliktet midis tyre.

Do të përdoren sensor të montuar në makinë dhe në kokën e shoferit, të cilët do monitorojnë aktivitetin e trurit dhe lëvizjet e syrit, për të paraprirë lëvizjen e rradhës. Shumë sensor bazohen në ndërtimin e një strukture të valëve të trurit, të cilët kërkojnë shumë testime fillestare, gjë që bënë të vështirë eliminimin e përzjerjes së informacionit.

Sistemi i zhvilluar nga studiuesit zviceran përdor analizën statistikore për të parashikuar lëvizjet e shoferit, gjë që bënë të ketë një reagim më të shpejtë të automjetit.

Kjo mund të jetë e ardhmja në industrinë automobilistike, por ndërkohë zhvillime të tjera po kryhen në industrinë ushtarake, ku po kryen studime të ngjashme në pilotimin e dronëve.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›