Shaqiri-Atletico Madrid, zbulohen shifrat

Sipas tyre, ‘Los Colchoneros’ kanë bërë gati 8 milionë euro, vetëm për ta bindur Baselin që ta lëshojë yllin e vetë. Madrilenët po planifikojnë ta bëjnë të vetin përfaqësuesin zviceran qysh në janar, por është në opsion që ky transferim të ndodh edhe gjatë verës së ardhshme.
Atletico Madridi nuk është skuadra e vetme që e kërkon Shaqirin. Atë e kanë vërshuar ofertat nga mbarë Evropa. Në Angli, ai pëlqehet nga Manchester United, Manchester City, Liverpool e Arsenal.
Në Itali e vëzhgojnë me kujdes Roma, Lazio, Napoli, Juventusi e Milani, kurse në Gjermani, futbollisti gjilanas kërkohet nga Bayern Munich, Hamburg e Borussia Dortmund. Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2014, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm ai ta vesh fanellën e një klubi tjetër evropian.