E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri nuk shkon në Galatasaray

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Baseli. Sipas mediave turke, futbollisti kosovar e ka refuzuar gjigantin nga Stambolli, pasi që preferon të qëndrojë te kampioni zviceran deri në fund të sezonit.

“Nuk e di se çka po flitet kohëve të fundit, por unë jam kundër këtij transferimi”, ka thënë Shaqiri, raporton ueb faqja maraton.com.tr.

Kështu duket se 20 vjeçari ka hequr dorë nga paratë e majme që iu ofruan nga ekipi i Fatih Terimit, vetëm për të qëndruar në AXPO Super League. Sipas mediave turke, Gallata ia ofronte atij një rrogë prej 2,5 milionë eurosh karshi 650 mijë sa i merr për këtë periudhë në Zvicër.

Ndërkohë, nga shitja e përfaqësuesit zviceran do të përfitonte edhe Baseli jo më pak se 12 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. Futbollisti nga Gjilani pëlqehet edhe nga disa klube të njohura evropiane si Manchester United, Liverpool, Bayern Munich, Hamburg, Juventus etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›