Xhaka huazohet në Grasshoppers

“Për momentin ka mundësi që Taulanti të mbetet në Spanjë dhe të mos kthehet në Zvicër me Baselin”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, George Heitz.
Drejtuesit e klubit të dytë nga qyteti i Zurichut ndihen të lumtur që do ta kenë në dispozicion vëllanë e madh të Granit Xhakës.
“Është një mundësi e mirë për ne, jemi mjaft të kënaqur”, u shpreh menaxheri i Grasshoppersit, Mathias Walther. Ueb faqja zyrtare e Baselit njofton se 20 vjeçari është huazuar në Grasshoppers për 18 muaj, deri më 30 qershor të vitit 2013.
Mbrojtësi Xhaka ishte rritur në akademinë e Baselit së bashku me vëllanë e tij, Granitin. Mirëpo, ai pati vetëm 15 paraqitje me ekipin e parë, kështu që u huazua në Grasshoppers për të luajtur në vazhdimësi.
Ai kishte debutuar me ekipin e parë të Baselit më 19 shtator të vitit 2010 në ndeshjen e Kupës kundër FC Mendrisio-Stabio.
Nëse e gjen formën më të mirë, Taulanti mund të rikthehet në Basel para skadimit të huazimit. Baseli është rikthyer në Zvicër, ndërsa Xhaka senior ka qëndruar në Marbella të Spanjës me ekipin e ri.