Shaqiri shpallet lojtari i vitit në Zvicër

Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri, lojtari me origjinë shqiptare është shpallur lojtari i vitit në Zvicër.
Këtë sezon Shaqiri luajti me Bazelin, ekip i cili u shpall kampion në kampionatin zviceran por sezonin e ardhshme ai do të luaj për ekipin e Bajernit të Mynihut.
20-vjeçari konsiderohet si një nga talentet e futbollit evropian dhe në 31 ndeshje këtë vit ka arritur të shënojë 9 gola dhe duke bërë një paraqitje mjaft mbresëlënëse.
Shaqiri këtë vit ka shkëlqyer edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /F.S/