Presidenti, Berisha diskuton emrat me aleatët

Berisha me aleatët
Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur tryeza e partive të koalicionit qeveritar ku të pranishëm janë krerët e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Republika dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Takimi i Berishës me Metën, Mediun dhe Idrizin vjen në një kohë kur nesër pritet të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Mësohet se në tavolin e diskutimeve janë hedhur edhe emrat e kandidatëve të mundshëm. Kreu i LSI-së, Ilir Meta shprehet se Shqipëria mund të zgjedh presidentin që nesër.
Meta tha se emrat e diskutuar janë nga tre fusha, politika, diplomacia dhe drejtësia por nuk bërë me dije emra konkretë por shtoi se lista do të publikohet sot.
Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të mblidhet sot për të përcaktuar procedurat që do të ndiqen nesër. /F.S/