Shaqiri shumë i shtrenjtë për Hamburgun

Basel, 20 gusht - Mesfushori i Baselit, kosovari Xherdan Shaqiri, është tepër i shtrenjtë për skuadrën e njohur gjermane Hamburg. Kështu ka deklaruar drejtori sportiv i Hamburgut, Bastian Reinhardt. Reinhardt ka bërë të ditur se drejtuesit e Baselit po kërkojnë dëmshpërblim të lartë për reprezentuesin e Zvicrës. Zyrtari i klubit gjerman e ka përcjellë nga afër paraqitjen e 18-vjeçarit Shaqiri në takimin e plejofit të Ligës së Kampionëve që Baseli e fitoi të mërkurën mbrëma kundër ekipit moldav Sheriff Tiraspol (1:0).
"Shaqiri është futbollist fantastik dhe do të ishte përforcim i duhur për ekipin tonë. Por fatkeqësisht ai është shumë i shtrenjtë për ne", ka deklaruar Reinhardt.
Shaqiri pati paraqitje të mirë kundër Sheriffit. Ai asistoi në golin e shënuar nga Stocker në minutën e 54-t. Sipas mediumeve zvicerane, Shaqiri me këtë asistim ua ka mbyllur gojën kritikëve që së fundi kanë thënë se kosovari nuk është në formë të mirë. Futbollisti gjilanas ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 71-të për kampionin e Zvicrës. Te Baseli në stol në këtë takim qëndroi mbrojtësi Beg Ferati.