E Diel, 1 Nëntor 2026

Neymar rinovon kontratën


Supertalenti brazilian, Neymar, do të qëndrojë te Santosi dhe do të injorojë një ofertë multimilionëshe nga Chelsea, pasi lojtari dhe përfaqësuesit e tij kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re luksoze me klubin nga Sao Paolo.

"Globoesporte" njofton se marrëveshja u konfirmua në mbrëmjen e të enjtës, kur dhe u mbajt takimi i të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje. Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, por besohet se ajo është e përafërt me shumën e ofruar nga Chelsea në negociatat e mëhershme.

"Kontrata e ofruar nga Santosi për Neymar është e pabesueshme. I dëshiruar jashtë Brazilit, ishte vërtet fantastike se si u angazhuan gjithë këta njerëz, duke përfshirë edhe familjen në qëndrimin e tij. Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë", theksoi agjenti Wagner Ribeiro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›