Superliga/ Shkumbini, Presidenti Ndroqi takon ekipin
Presidenti i ekipit të Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi dy ditë para fillimit të kampionatit të futbollit ka qenë i pranishëm në stërvitjen e ekipit të Shkumbinit në Peqin. Zoti Ndroqi ka ndjekur nga afër stërvitjen e ekipit që drejtohet nga trajneri Mirel Josa. Disa minuta para stërvitjes presidenti Ylli Ndroqi ka pasur një takim me të gjithë futbollistët dhe stafin drejtues ku ka folur për fillimin e sezonit të ri, për objektivat e skuadres si dhe për merkaton e transferimeve e investimet e bëra.
Zoti Ndroqi i ka uruar futbollistët për një fillim sa më të mbarë të kampionatit të 72 kombëtar . Ekipi i Shkumbinit është plotësisht gati për ndeshjen e javës së parë të Superligës teksa do të përballet në "Qemal Stafa" ditën e dielë me skuadrën e Kastiriotit në orën 19:00.
Me përjashtim të mesfushorit Loren Pashaj i cili është i dëmtuar, të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm nën urdhat e trajnerit Mirel Josa. Shkumbini këtë sezon me ardhjen e presidentit Ylli Ndroqi ka objektiva madhore për kampionatin e futbollit, ku primare është fitimi një trofeu të rëndësishëm dhe pjesmarrja në Kupat e Europës.
Me ardhjen e zotit Ndroqi, Shkumbini këtë sezon ka qenë një ndër ekipet më aktive në merkato.
Kështu me ekipin e Shkumbinit këtë sezon do të luajnë emrat më të spikatur të kampionatit shqiptar si portieri Elvis Kotrri që sezonin e shkuar arriti të shpallej kampion, ish portieri dinamovi do të mbajë shiritin e kapitenit këtë sezon për skuadrën e Shkumbinit. Ndërkohë gjatë markatos verore zoti Ndroqi ka afruar në skuadër dhe lojtarë të klasit të larte si Arlind Nora, Bledar Mancaku, Bekim Kuli , Emilano Veliaj , Vrapi Grizha dhe shumë lojtarë të tjerë të cilët nën siglën e kompanisë "Yldon" premtojnë majat e futbollit shqiptar.