E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharapova kercenohet, arrestohet ish futbollisti

Ne adrese te tenistes kane ardhur kercenime te vazhdueshme nga ish futbollisti i Universitetit te Uinskonsin, Leonard Taylor.

Tenistja ruse ish numri 1 i botes, Maria Sharapova nuk po kalon nje moment pozitiv. Pas demtimit qe e detyroi ta mbyllte sezonin ne shtepi, ajo po kalon telashe edhe ne aspektin profesional.

Ne adrese te tenistes kane ardhur kercenime te vazhdueshme nga ish futbollisti i Universitetit te Uinskonsin, Leonard Taylor. Shpesh here Taylor ka kercenuar tenisten dhe familjen e saj me vdekje, duke i justifikuar veprimet e tij me ofendimet dhe demin qe i ka shkatuar biondja ruse.

Nga ana tjerer, i ati i Maria-s deklaron se djaloshi vuan nga skizofrenia. Familja Sharapova ka marre menjehere masat duke kerkuar nduhmen e policise, e cila ka prangosur menjehere ish futbollistin.

Ky nuk eshte rasti i pare qe tenistet marrin kercenime, pasi ne muajin korrik, shtypi britanik beri me dije se 11 persona te dyshimte nuk u lejuan te shikonin takimet e turneut te Wimbledon per shkaqe sigurie.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›