E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, kalojne Volfsburgu, Hamburgu dhe CSKA e Moskes

Volfsburgu me fitoren 3-2 ndaj Portsmuthit ka siguruar kualifikimin per me tej ne Kupen UEFA pasi ka marre kryesimin e Grupit E me 9 pike pas 3 ndeshjeve.

Qe ne minuten e trete vendasit e Voflsburgut kalojne te paret ne avantazh me Dzeko, por ne minuten e 11-te Defo barazon rezultatin ne 1-1.

Pak minuta me pas Mvuemba dyfishon per Portsmuthin, por Gentner nuk i lejon anglezet te festojne me shume se 10 minuta pasi barazon ne 2-2.

Misimovic ne pjesen e dyte shenon edhe golin e fitores per Volfsburgun. Edhe Hamburgu ka siguruar kualifikimin per me tej pas fitores 0-2 me Sllavian e Prages.

Olic ne minuten e 30-te i ka dhene fitoren skuadres gjermane e cila ne fundin e takimit, pikerisht ne minutat shtese me anen e nje 11-metershi qe u shnderrua ne gol nga Petric, siguron fitoren dhe kreun e grupit F me 6 pike aq sa edhe Aston Vila.

CSKA-ja e Moskes ka siguruar me pike te plota kualifikimin pasi ka mundur ne ndeshjen e fundit ne grupe Nansin me rezultatin 3-4.

Kjo fitore e mban ne krye skuadren ruse e cila pas kater ndeshjeve te fazes ne grupe ka grumbulluar 12 pike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›