E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool pa Torres deri ne janar

Spanjolli ka pesuar nje demtim ne ndeshjen e Champions League kunder Marsejes qe do ta mbaje jashte fushave per me shume se 1 muaj.

Lajme te keqija per Liverpool dhe Rafa Benitez. Skuadra qe kryeson Premier League do luaje pa sulmuesin kryesor Fernando Torres deri ne fillim te vitit 2009.

Spanjolli ka pesuar nje demtim ne ndeshjen e Champions League kunder Marsejes qe do ta mbaje jashte fushave per me shume se 1 muaj. Pas analizave te reja, mjeket kane njoftuar klubin se demtimi ishte me i rende nga sa u parashikua ne fillim.

“Ne fillim thame 2-3 jave por tani nuk do vendosim nje date te sakte”, u shpreh tekniku i “The Reds”, Rafa Benitez, duke shtuar se Torres do rikthehet kur te jete gati, pa u nxituar. “Duam ta zgjidhim kete problem nje here e pergjithmone”, perfundoi trajneri spanjoll.

Demtimi i Torres dobeson sulmin e Liverpool, pasi te vetmit sulmues me peshe ne skuader ngelen Kuyt dhe Babbel.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›