Sharapova rikthehet me nje humbje deshperuese
Maria Sharapova eshte skualifikuar nga "Australian Open" ne raundin e pare duke humbur 7-6 (7-4) 3-6 6-4 me tenisten ruse, Maria Kirilenko. Kampionia e vitit 2008, per shkak te disa gabimeve eshte mundur nga tenistja qe mban vendin e 58-te ne bote. Sharapova gjate vitit 2008 dhe 2009 kaloi nje demtim, teksa kreu edhe nje operacion ne njerin sup, cka ka ndikuar ne paraqitjen e saj te fundit. Pas zhgenjimit te fundit, Sharapova theksoi: - "Une sigurisht qe kisha shanset e mia, por nuk arrita dot qe t'i shfrytezoja gjate ndeshjes. Kur kundershtarja me kaloi ne loje, une nuk munda dot qe te merrja me avantazhin, duke mos arritur qe te kontrolloja situaten dhe per rrjedhoje e humba ndeshjen". Ky eshte eliminimi me i shpejte i Sharapoves nga nje turne i rendesishem i tenisit qe prej "Grand Slam" te vitit 2003.