E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne sulm per te blere mesfushorin e Celsit, Xho Kol

Milani eshte duke ndjekur gjate muajit janar lojtarin e krahut te mesfushes se Celsit, Xho Kol, i cili eshte ne nje proces negocimesh per te arritur nje marreveshje te re ne "Stamford Bridge", por flitet se nuk ka deshire qe te vazhdoje me tej me ekipin aktual. Raportohet se Xho Kol nuk eshte i lumtur me ate qe i eshte afruar nga klubi anglez i Premier Liges, pavaresisht faktit se Karlo Anceloti shprehet me besim te plote se nje marreveshje e re mes klubit te tij dhe lojtari te kombetares angleze do te arrihet ne fund te javes. Milani ka hedhur veshtrimin per te realizuar goditjen me te madhe te merkatos se dimrit dhe raportohet se kane nisur negociatat, qe t'i plotesohen kushtet e duhura, nese lojtari do te vendose qe te largohet nga ekipi i Celsit. "Eshte e njejta situate si nje jave me pare, - theksoi trajneri i Celsit, Karlo Anceloti. -Kol dhe klubi jane duke biseduar per te arritur nje marreveshje te re ne te ardhmen. Mendoj se Xho eshte shume i rendesishem per ekipin, si dhe stervitet mire". Trajneri i bluve konfirmoi se besimi ndaj lojtarit do te vendose per te ardhmen e tij. "Ai kerkon me shume besim dhe mendoj se ka ecur shume me mire gjate pjeses se dyte te gares. Do te ishte e rendesishme nese ai do te firmoste me ekipin tone. Dihet se sa rendesi ka ne loje roli i Kol, per ekipin tone", - shton Karlo Anceloti. Mancester Siti interesohet gjithashtu per kartonin e lojtarit te cilin e kerkoi edhe gjate merkatos se kaluar ne vere. Kol ishte shume prane largimit drejt ekipit tjeter te Premier Liges, por ne momentet e fundit eshte arritur qe te gjej gjuhen e perbashket me drejtuesit e klubit. Kriza e fundit e lojtarit dhe pakenaqesite e tij kane shtuar serish interesin e dy klubeve. Nderhyrja e Milanit konsiderohet se ka ardhur ne kohen e duhur. Lojtarit i skadon kontrata ne fund te sezonit dhe ne rast se ai nuk do te lejohet qe te largohet nga klubi, flitet per nje marreveshje mes kuqezinjve dhe Kol, ne pritje te merkatos se veres. Milani mban marredhenie shume te mira me Celsin pavaresisht se Adriano Galiani eshte shprehur, se merkatoja e dimrit eshte e mbyllur nje jave me pare. Nderkaq, Celsi do te preferonte qe lojtari te bashkohej me kuqezinjte dhe jo te kalonte ne nje ekip rival te Premier Liges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›