E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, u kerkon falje tifozeve: Ishte humbja me deshperuese ne karriere

I shokuar pas humbjes 7-2 me ekipin e Celsit, kapiteni i Sanderlendit, Lorik Cana i kerkoi falje te gjithe tifozeve te ekipit te tij, duke e kujtuar nje paraqitje " horror-show", ate te "maceve te zeza". Mesfushori i ekipit tone kombetar iu ka kerkuar lojtareve te ekipit te Sanderlendit qe te marrin pergjegjesine e duhur mbi supe dhe te reflektojne para ndeshjes se radhes. "Jemi te shokuar me paraqitjen e fundit. Nuk ishim ne nje nivel te pranueshem ne kete ndeshje, dhe kjo gje na shkaktoi humbjen e thelle. Ne luajtem shume keq, sidomos ne 15 minutat e para. Pas kesaj, ishte shume e veshtire qe te reagonim si duhej. Por ishte me shume e lehte per ekipin e Celsit, ndaj duhet te ndryshojme patjeter brenda javes, per ndeshjen tjeter. Nuk kam perjetuar kurre ne karriere nje humbje te tille dhe nuk kam qene pjese e nje ekipi qe ka pesuar shtate gola ne nje ndeshje. Kjo humbje me ka shkaktuar jo pak dhimbje", - shtoi Lorik Cana. "Ne jemi profesioniste dhe e dime se duhet te ishim paraqitur me mire. Udhetuan shume tifoze drejt Londres dhe ne i zhgenjyem ata te gjithe. Ne kishim perballe nje ekip shume te forte, por megjithate duhet ta kishim shmangur humbjen me permasa te tilla", - perfundon Lorik Cana, qe theksoi se nuk e kishte perjetuar nje asnjehere moment te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›