E Diel, 1 Nëntor 2026

SharkuDeda jo Qytetar nderiRama Heqja e titullit barbari

Deklarata te forta kane ardhur sot nga kreu i PS Edi Rama pas lajmit se prefekti i Dibres i kishte hequr titullin Qytetar nderi Hekuran Dedes i cili u vra gjate protestes se 21 janarit. Rama e ka konsideruar nje barbari perpjekjen e prefektit per ti hequr titullin Dedes.

Perpjekja e prefektit te Dibres per ti hequr titullin qytetar nderi deshmorit te 21 janarit Hekuran Deda vazhde e barbarise qeveritare. Ndaj familjes Deda KM ka detyrimin te shpjegohet para drejtesise edhe per sekserin qe coi ne mesnate per te blere me lek nje vizite tek ata Shkruan Rama ne Twitter.

Lajmi per heqjen e titullit Qytetar Nderi Dedes eshte bere publike sot ne median e shkruar. Prefekti Genc Sharku ka kundershtuar vendimin e Keshillit te komunes Kala e Dodes vendim ky qe e shpall Deden Qytetar nderi te kesaj njesie vendore. Nderkohe qe Kryetari i komunes Kala e Dodes Bajram Himallari ka deklaruar se prefekti nuk e ka konfirmuar kete vendim te Keshillit te Komunes. Por ligji e thote mjaft qarte se vendimet me karakter individual nuk kane nevoje te konfirmohen nga prefekti. Edhe sikur ai te mos e konfirmoje ate Keshilli Komunal te njejtin vendim do te marre per djalin e kesaj zone qe humbi jeten tragjikisht ne protestat e opozites me 21 janar 2011.

Prefekti i Dibres Genc Sharku mohon qe ky vendim i tij ka prapavije politike. Sipas Sharkut vendimi i Keshillit te Komunes nuk eshte marre brenda rregullave dhe se anetaret e Keshillit nuk jane mbledhur ne nje mbledhje normale por vendimi eshte marre me firmat e keshilltareve. Sipas prefektit moskonfirmimi i vendimeve me karakter individual nuk eshte kompetence e tij por meqenese ky vendim ka mberritur ne Prefekture eshte kthyer per plotesim te dokumentacionit. Ai shprehet se jane shkelur procedurat ligjore dhe se Keshilli Komunal duhet te zhvilloje nje mbledhje tjeter brenda kushteve ligjore. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›