E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mugabe përgatitet për "luftë"

Lideri opozitar i Zimbabvesë, Morgan
Tsvangirai, ka akuzuar Presidentin e
vendit Mugabe për përgatitjen e një lufte
kundër popullit të tij. Ai tha se Mugabe
po vendoste trupa ushtarake dhe milicë
të armatosur për të trembur votuesit në
raundin e dytë të votimeve që mund të
ndodhë. Lideri i opozitës ngul këmbë se
fitorja ka qenë me të në votën e një jave
më parë gjatë zgjedhjeve presidenciale,
ndërkohë që rezultati zyrtar ende nuk
është bërë i ditur. Nga ana e tij, ai e ftoi
Mugaben që të dialogonin së bashku për
një tranzicion sa më pak traumatik të
pushtetit. Opozitës nuk i është dhënë asnjë
mundësi që të shqyrtojë rezultatin e
votimeve, pasi Komisioni i Zgjedhjeve ka
qenë gjatë gjithë kohës i koracuar nga
policë të armatosur. Sipas burimeve të
liderit të opozitës, shifrat tregojnë se ai
ka arritur pragun e kërkuar të 50% të votimeve
dhe kjo do të thotë se nuk është e
nevojshme mbajtja e një raundi të dytë
zgjedhor. Sipas tij, në rast se Mugabe
do të shpallë mbajtjen e një raundi të
dytë zgjedhor, punët do të shkojnë keq,
pasi njerëzit do të votojnë të kërcënuar
nga trupat ushtarake, prezenca e të cilave
ka nisur të ndihet në qytetet e vendit.
Nga burimet e opozitës Banka Qendrore
po printonte para të tjera për t‘i përdorur
për ryshfete gjatë zgjedhjeve të mundshme.
Me pak fjalë njeriu që ka qëndruar
30 vjet në pushtet në vendin afrikan
po përgatitet për një "luftë" të vërtetë
ndaj kundërshtarit të tij, edhe pse të gjithë
janë të bindur se ai nuk ka dalë fitimtar
në zgjedhje dhe se duhet ta lerë postin.
Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar,
veçanërisht Britania e Madhe dhe Afrika
e Jugut, kanë bërë thirrje për ruajtje të
qetësisë, duke deklaruar se situata po
monitorohet nga afër dhe se rezultatet
zyrtare duhet që të dalin më në fund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›