Akull

Ngërçi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, ende nuk ka kaluar. Sado që zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, përmes një komunikate të shkurtër, janë munduar që raportet e ngrira nga ana e KFOR-it, t’i quajnë të tejkaluara, zyrtarë të trupave të NATO-s ende nuk mendojnë ashtu.
Për këtë arsye, edhe konferencat e paralajmëruara për media nga ana e Ministrisë së FSK-së, gjatë ditës së hënë janë anuluar. “Konferenca nuk është mbajtur sepse KFOR-i nuk është pajtuar ende. Nuk kanë pasur çfarë të thonë”, thotë një zyrtar i lartë për Express.
Gjatë tërë ditës së hënë, krerët e KFOR-it në Kosovë kanë pasur takime me zyrtarë të institucioneve të vendit. Por duket se përveç dakordimeve në vija të trasha, ata nuk kanë arritur asnjë marrëveshje që ky problem të zgjidhet menjëherë.
Së paku kështu thonë zyrtarë të KFOR-it. “Ne nuk mund të themi tash për tash asgjë, sepse së paku na duhen edhe disa ditë”, thotë gjermani Hans Peter Buch për Express, i cili është shef për komunikim me publikun në KFOR.
“Kemi pasur takime me të gjitha nivelet, por nuk mund t’ju themi se cili ka qenë debati në lidhje me këtë çështje”, shpjegon Buch, duke mohuar arsyetimin e zyrtarëve vendorë se dalja me armë e Gardës Ceremoniale të FSK-së, është bërë në përputhje me Planin e Marti Ahtisarit.
“Unë e kam përpara atë plan dhe nuk e shoh askund se shkruan diçka të tillë”, thotë zyrtari i lartë i KFOR-it, duke lënë megjithatë, shpresë se marrëdhëniet mund të rregullohen në të ardhmen.
“Ne besojmë se kjo punë do të rregullohet gradualisht, në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit dhe punës”, thotë Buch, pa dashur të japë ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kjo. Në fakt, në Pakon e Marti Ahttisarit, nuk shkruan asgjë, nëse kjo forcë, gjatë periudhës transitore, mund të kryejë veprime siç ka ndodhur më 5 mars në Prishtinë. Por në këtë rast, edhe deklaratat e KFOR-it duken pak konfuze. Në komunikatën e lëshuar më 7 mars, ata sqarojnë se janë neutralë ndaj statusit të vendit, ndërkohë që si arsyetim për ngrirjen e marrëdhënieve me FSK-në, përdorin edhe Pakon e Marti Ahttisarit.
Ndërkohë, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, ka shpjeguar të hënën për media se paraqitja e Gardës Ceremoniale në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së nuk ishte incident.
“Pjesëmarrja e FSK-së ka qenë që në Këshillin Organizativ të ceremonisë. Kjo ceremoni kishte karakter shtetëror, sepse mbahej nën patronatin e kryeministrit dhe Qeverisë”, është shprehur Shala për radion Evropa e Lirë. “FSK-ja i është përmbajtur një agjende qeveritare. Kudo, në pritje të saj, Garda Ceremoniale shkon edhe me armët e veta. Në formacion të tillë ajo ka pritur shumë ministra, ka pritur presidentë dhe personalitete të larta ushtarake”, është shprehur gjatë orëve të paradites, zyrtari i Ministrisë së FSK-së. Por në orët e pasdites të së hënës, përmes një komunikate për media të lëshuar nga Ministria e FSK-së, tregojnë se kjo ministri çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
“Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s dhe me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen e mekanizmave të theksuar më lart”, thuhet në këtë komunikatë, të lëshuar vetëm disa minuta pasi është njoftuar se konferenca e paralajmëruar për media, nuk do të mbahet .
“Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së tanimë e vlerësojmë të tejkaluar”, thuhet në këtë njoftim zyrtar. Në këtë njoftim thuhet se Ministria e FSK-së dhe vetë FSK-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n dhe do të kryejnë detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës.
Opozita
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në marrëdhëniet midis institucioneve të Kosovës dhe trupave të NATO-s në Kosovë. “AAK i sugjeron kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të adresojnë kërkim-falje ndaj NATO-s për keqkuptimet e krijuara ditëve të fundit, të shkaktuara në formën e tillë", thuhet në komunikatën e AAK-së.
Gjithashtu AAK-ja kërkon nga liderët e institucioneve të vendit që të punojnë seriozisht në ruajtjen dhe zhvillimin e besimit me NATO-n, në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe popullit të Kosovës.
“Vizioni i AAK-së është integrimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe AAK është e përkushtuar për ta ruajtur miqësinë me partnerët tanë strategjikë”, thuhet në reagimin e AAK-së.