E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheen perfundon ne spital pas festes

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, u shoqërua në një spital në Los Anxhelos mbrëmjen e shkuar, pas dhembjeve të forta në stomak.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij. Charlie Sheen, i vënë në qendër të vëmendjes për takimet private me disa pornostarë kohët e fundit, u ndie keq gjatë një feste.

Zëdhënësi pranoi se Sheen kaloi mbrëmjen në spital, por nuk është i sigurt nëse i është nënshtruar ndonjë mjekimi. Prindërit e aktorit kaluan mbrëmjen me të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›