Shqiptarët e Shoah:Disa plotësime e saktësime
Në ditën e viktimave të holokaustit, studiuesi Profesor Doktor Shaban Sinani botoi sot në Gazeta Shqiptare dokumente mbi disa plotësime dhe saktësime mbi praninë e hebrenjve në Shqipëri dhe mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.
I.Ardhja e hebrenjve në Shqipëri gjatë dymijë vjetëve dëshmohet e lidhur me kohërat më kritike të mbijetesës së tyre. Sipas historianit hebre Flavio Joseph (Iosephus Flavius), i njohur në shkrimet apokrife edhe si "vëlla i Krishtit prej Jozefit", në veprën e tij botuar fillimisht në gjuhën greke me titullin "Peri tu Iudaiku polemu" dhe më vonë në latinisht me titullin "De Bellum Iudaicum", shkruar në shtatë vëllime; në shekujt e parë të krishtërimit në Illyricum zbarkuan dhe gjetën shpëtim afro 3000 hebrenj të skllavëruar prej perandorisë romake.
Pas vitit 1492, me shpërthimin e inkuizicionit hispanik nën kurorën e mbretëreshës Isabelë, një ardhje tjetër masive e hebrenjve vërtetohet sidomos në Shqipërinë bregdetare. Në këtë periudhë, në disa qytete të Arbërit, si Vlora, të paktën për një shekull, numri i hebrenjve ishte më i madh se numri i banorëve vendës (Mordechai Arbel, Bogumil Hrabak).
Ardhja e tretë dëshmohet pas dështimit të "kryengritjes mesianike" të udhëhequr nga Sabbetha Zevit (1666) dhe dëbimit të tij nga ish-perandoria osmane. Mbështetësit e tij u vendosën në Berat e në qytete të tjera dhe themeluan sektin e ndërmjetmë judeo-bektashi të njohur me emrin "dönme" (kripto-judenj). Kjo është koha kur në ish-perandorinë osmane klani i Qyprillinjve ("Köprülü") zotëronte pushtet të fortë, duke diktuar ndarjen për herë të parë të pushtetit të veziratit prej pushtetit të sulltanatit. Dhe kjo është arsyeja pse vendosja e sabatazevistëve në vendlindjen e Köprülü-ve në Berat, ku gjendet dhe njëri prej varreve cenotafikë të tij, prej shumë dijetarëve nuk shihet si një rastësi.
Ardhja e katërt e hebrenjve në Shqipëri u takon viteve 1933-1944, periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto ardhje në kohë të vështira kanë bërë që në Shqipëri të kenë qenë të pranishëm pa përjashtim të gjitha grupimet e hebrenjve: romaniotë, dönme, maranë, safardikë dhe ashkënazi.
Në Shqipëri nuk dëshmohet intolerancë anti-semite në asnjë preriudhë të saj: ilirike, arbërore dhe shqiptare. Në vitin 1934 ish-ambasadori amerikan në Tiranë Herman Bernstein shprehej se populli shqiptar është populli më pak antisemit në botë ("There is no trace of any discrimination against Jews in Albania, because Albania happens to be one of the rare lands in Europe today where religious prejudice and hate do not exist, even though Albanians themselves are divided into three faiths" - "Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria mund të jetë një nga vendet e rralla në Europën e sotme, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, ndoshta pikërisht pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri besime" - "Little Albania is the Pawn in a Great Diplomatic Game", New York Times, January 28, 1934 ). Së bashku me këshilltarin e afërt të ish-mbretit Zog Mehmet Konitza, jo me ambasadorin shqiptar në SHBA Faik Konitza, sikundër është pretenduar, ai përgatiti një marrëveshje për vendosjen e së paku 500 familjeve hebreje në territoret që do të bonifikoheshin në anën e djathtë të rrjedhës së Bunës. Projekti përfshinte ndërtimin e një hidrocentrali që do të funksiononte me rënie të lirë të ujit, nëpërmjet disiplinimit të shtratit të lumit Drin. Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Bushatit, i promovuar në vitet 1980, që do ta çlironte një herë e mirë popullsinë rajonale prej tmerrit të përmbytjeve, është një zbatim i thjeshtë i këtij propozimi. Komisariati i Lartë i Refugjatëve dhe Kongresi Botëror i Hebrenjve, si dhe qeveria amerikane dhe ajo britanike, punuan për një marrëveshje të qeverisë mbretërore shqiptare për zbatimin e një projekti ndërkombëtar për shpëtimin e hebrenjve të rrezikuar në Europë për shkak të rritjes së urrejtjes antisemite. Sipas një raporti të hartuar pas një vizite pune dhe bashkëbisedimesh në Tiranë në vitin 1935 nga misionari hebreo-britanik Leo Elton (në disa korrespondenca të diplomatëve shqiptarë emri i tij del edhe në format Leo Thur, Leo Thoon), raport që iu dërgua 10 vjet më vonë Rektorit të parë të "Jewish University" prof. Judah Leon (Leib Magnes), në atë kohë projektohej që Shqipëria të luante rolin e një atdheu rezervë për hebrenjtë e rrezikuar. Si hap të parë Leo Elton rekomandon ngritjen e një etniteti kombëtar hebre në Shqipëri, të ngjashëm me atë të "Mandatory Palestine" (të Palestinës së Mandatuar, protektorat britanik, ose, siç u njoh më vonë, të Autoritetit të Palestinës), duke pasur bashkëpunimin e lëvizjeve sioniste. Më pas Shqipëria mund të konsiderohej "një atdhe për të shpërngulurit me kombësi hebraike" ("Haaretz", 25 June 2009). Ky raport për shumë dekada mbeti i rezervuar në vendruajtjet e Arkivit Qendror për Historinë e Popullit Hebre në qendrën universitare Givat Ram në Jeruzalem. U botua vetëm para dy vjetësh. Të dhënat që ruhen në rrjetin arkivor kombëtar të Shqipërisë dhe ato që përmban raporti i misionarit hebreo-britanik Leo Elton konfirmojnë ndërsjelltas ekzistencën e nismave me karakter diplomatik ndërkombëtar, që e shihnin këtë vend si portë tranzitimi të hebrenjve të rrezikuar, eventualisht dhe si vend rezident për ata që mund të vendosnin të qendronin. Nuk është e rastit që pikërisht në ato vite qeveria e mbretit Zog realizoi një marrëveshje konsullore për heqjen e sistemit të vizave me Austrinë, marrëveshje që qartësisht lehtësoi edhe ardhjen e një numri të madh hebrenjsh. Në Shqipëri nuk u miratua asnjë ligj anti-hebraik, asnjë akt ligjor anti-hebraik. Sipas ligjeve të monarkisë hebrenjtë kishin të drejtën e shpalljes së komunitetit dhe të festimit të të kremteve të tyre, duke përfshirë pushimin për të shtunë ("shabbat"). Eshtë e vërtetë se me Vendimin nr. 118 datë 28.1.1939 dhe me Vendimin nr. 210 datë 25.2.1939 të Këshillit të Ministrave u kufizua ardhja e hebrenjve që kërkonin mbrojtje në Shqipëri, me kushtin që të kishin 250 (në fillim) dhe 500 (më pas) franga shqiptare valutë me vete (AQSH, Fondi "Kryeministria", viti 1939). Por nuk njihet asnjë rast në burimet dokumentare që një hebreu t'i jetë refuzuar hyrja për shkak të këtyre vendimeve, të cilat u imponuan nga Roma. Ato nuk përbëjnë akte ligjore, sepse ligjet i ndajshkruhen si e drejtë vetëm pushtetit ligjvënës. Për më tepër, nuk mund të shërbejnë si dëshmi për pohime të tilla si: "Kur u vendos shfarosja e hebrenjve në gjithë vendet e pushtuara nga nazistët, edhe në Shqipëri u lëshuan urdhëra të rrepta kundër hebrenjve" ("Fjalor Enciklopedik Shqiptar", vëllimi II, Tiranë 2009, f. 899). Të vetmet urdhëra që janë lëshuar gjatë periudhës fashiste janë "për regjistrimin e të huajve që hyjnë në Shqipëri". Asnjë urdhër ad hoc për hebrenjtë nuk ekziston, as i ashpër, as i lehtë. Deri në fundin e vitit 1938 në Shqipëri kishin ardhur për të kërkuar shpëtim së paku 800 hebrenj (Berndt Fischer, "Albania at the War", 2004). Gjatë periudhës fashiste njihen tri raste të ardhjes masive të tyre, që u takojnë viteve 1941-1942: 350 hebrenj nga Dalmacia, 192 hebrenj nga Kotorri dhe 94 familje e 87 individë nga Kosova. Autoritetet fashiste respektuan qendrimin shqiptar, që çdo i huaj i gjendur në territorin shqiptar nuk mund të prekej. Slogani i periudhës fashiste ishte: "Mbikëqyrje, jo ndëshkim". Në këtë periudhë u ngritën disa fusha përqendrimi, të cilat luajtën rolin e kampeve të tranzitimit: Shijak, Kavajë, Zall-Herr, Prezë, Durrës. Në këto kampe hebrenjtë qendronin disa ditë, derisa t'u gjendej strehim në popull në prapatokë, ku kontrolli prej ushtrive të huaja ishte më i vështrirë. Më shumë hebrenj u strehuan në Berat e Krujë. Me fillimin e periudhës naziste autoritetet e Reich-ut kërkuan menjëherë listat e hebrenjve, të cilat ishin hartuar gjatë periudhës së mëparshme. Por qeveria bashkëpunuese nuk pranoi t'i dorëzonte listat. Tri herë u përsërit kërkesa e nazistëve për listat gjatë viteve 1943-1944, por qendrimi i autoriteteve vendëse qe se mbrojtja e të huajve ishte pjesë e pavarësisë relative të premtuar. Në tetor të vitit 1943 autoritetet e Gestapos dhe të diplomacisë naziste u shprehën me anë të një memorandumi që nuk duhej insistuar në kërkimin e listave të hebrenjve, përderisa qeveria shqiptare e quante këtë një cështje nderi. Në "Pinkas Hakehillot - Yavan" - Enciklopedia hebraike, vëllimi VI - pohohet fakti se krerët nazistë i kërkuan për herë të fundit listat e hebrenjve në pranverë të vitit 1944, po edhe kësaj radhe qeveritarët shqiptarët nuk pranuan: "Në pranverë të vitit 1944 nazistët i urdhëruan qeverisësit shqiptarë të dorëzonin një listë të të gjithë hebrenjve që gjendeshin në Shqipëri. Qeverisësit vendës jo vetëm nuk u bindën, por deklaruan se për aq kohë sa do të ishin ata në sundim asnjë e keqe nuk do t'u vinte hebrenjve". Deri në përfundim të luftës numri i hebrenjve që dëshmohet në listat emërore që ruhen në arkivat shqiptare ishte 2265. Por shumë hebrenj e fshehën identitetin e tyre duke marrë shtetësinë e vendit pritës, duke u pajisur ligjërisht ose në rrugë joligjore me pasaporta shqiptare, duke u ungjillizuar ose duke u islamizuar formalisht. Sipas disa përllogaritjeve, shifra e qartuar me shtesat prej "pjesës së fshehtë", që nuk gjendet në listat emërore, duhet ta çojë numrin e hebrenjve në 3240 (V. Held, C. Lavoine, S. Lolja).
II.
Janë disa fakte që kërkojnë verifikim të herëpashershëm në burime, për të certifikuar përfundimisht qendrimin e popullit dhe të autoriteteve shqiptare ndaj hebrenjve gjatë luftës antifashiste. Dita e Kujtesës është pikërisht dita për të pyetur.
1. Më 18 tetor 1938, Legata Italiane në Tiranë njofton komandën ajrore të Romës për nevojën e dërgimit të dy skedave Anagrama model 23, e njohur si "scheda dei stranieri", që nevojiteshin për të hetuar e siguruar të dhëna për dy të dyshuar. Anagrama model 23 ishte një pyetësor me karakter racist, që zbatohej në Itali prej vitesh. Pavarësisht se quhej "skedë e të huajit", në të vërtetë ajo shërbente për të ndarë më vete hebrenjtë, sepse të gjitha rubrikat e saj kishin për funksion fshehjen e pyetjes themelore: "Raca juaj?" - kundrejt së cilës gjendeshin dy mundësi përgjigjeje: "ariana" ose "ebraica". Anagrama model 23 dëshmohet të jetë zbatuar prej kuesturës dhe policisë bashkëpunuese kryesisht gjatë viteve 1942-1943. Por numri i individëve të anketuar me këtë anagramë, sipas gjendjes së formularëve në Fondin "Drejtoria e Përgjithshme e Policisë", nuk kalon mbi 30. Dhe, në shumicën e rasteve, deklaruesit, megjithëse me emra lehtësisht të identifikueshëm si hebrenj, si Solomon, Mose, David, kanë shënuar në vend të racës një kombësi çfarëdo të një të huaji: "greco", "turco", "ungaro". 2. Në maj të vitit 1944 katër hebrenj të ardhur nga Prishtina u arrestuan nga autoritetet naziste në Shkodër. Sipas doktrinës naziste "final solution" - çrrënjosje tërësore - nuk ishte e nevojshme që të ndaluarit të kishin kryer ndonjë krim: mjaftonte që ishin hebrenj për t'u dënuar. Por cili është qendrimi i autoriteteve shqiptare ndaj këtij rasti? Me shkresën nr. 191 res. datë 2 maj 1944 të prefektit të Shkodrës Javer Hurshit drejtuar ministrisë së punëve të brendshme - zyrës politike - vihet në dijeni instanca eprore si vijon: "Informohemi se komanda S.D. Hausding ka arrestuar katër hebrenj nga Prishtina dhe me qendrim në këtë qytet. Thuhet se këtyne u janë kërkue njimijë napolona për lirim. Prefekti, Javer Hurshit" (AQSH, F. 152, V. 223/1, fl. 1067). Sipas shënimit me shkrim dore të autoritetit të zyrës pritëse hartohet në vijim kjo shkresë drejtuar ministrisë së punëve të jashtme: "Prefektura e Shkodrës, me tel-in e saj nr. 191 res. të vazhduesit na njofton (teksti i shkresës së mësipërme). Prandaj lutemi të kini mirësinë me ndërmjetësue ku duhet qi autoritetet ushtarake gjermane të mos ndërhyjnë ndër punët e mbrendshme tonat, vetëm ndër ato rasa qi kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ushtrinë gjermane. Në emër të ministrit, Gjon Çoba" (AQSH, F. 152, V. 1944, D. 223/1, fl. 1066). Vetëm dy ditë më pas, më 4 maj 1994, prefekti i Shkodrës informon qendrën si vijon: "Informohemi se ebrejt e arrestuem nga komanda gjermane u lanë të lirë mbasi paguan gjobën... Prefekti Hurshiti" (AQSH, F. 152, V. 1944, D. 223/1, fl. 1068.).
Që ky ka qenë i njejti qendrim i autoriteteve qeverisëse nën autoritetin e nazistëve në rastet kur hebrenj të ardhur prej vendesh të tjera të rajonit ranë në duart e viktimizuesve të tyre dëshmohet edhe prej shkresës së prefektit të Tiranës Qazim Mulleti dërguar zyrës së burgut dhe komandës së qarkut në gjindarmërinë e komiserisë së policisë, më 9 qershor 1944, ku thuhet: "Ju njoftohet se komisioni i posaçëm i mbledhun pardje më 7 të k.m. nën kryesinë e titullarit të kësaj prefekture vendosi që të rreshtuemit Sallamon Tashi e Mina Roshi nga Durrësi të lirohen me garanci, mbasi nuk kishin fakte me iu referue gjyqit dhe meqenëse bani konviksion se nuk janë persona të rrezkshëm që lënia e tyre e lirë të damtojë qetësinë publike. Lutemi prandaj që, mbasi të sigurojnë si garancë ndonjë personë të ndershme të njoftun me sjellje të mira morale e politike, të shoqnohen në këtë prefekturë, ku mbasi të redaktohet akti i garancisë të lehen të lirë. Prefekti i klasit të parë, Qazim Mulleti. Për dijeni: Zyrës Politike" (AQSH, F. 152, V. 1944, D. 224/a, fl. 416.). Jashtë çdo dyshimi që gjobitja e hebrenjve vetëm për shkakun se ishin hebrenj, apo lirimi i tyre me kusht a garanci, është shprehje diferencimi racor. Por nuk mund të mos veçohen disa fakte elementare: 1. Arrestimi i tyre u bë prej ushtrive naziste. 2. Qeverisësit vendës vepruan shkresërisht për lirimin e tyre. 3. Gjobat apo kushtet e sigurisë që u ofruan prej hebrenjve të liruar nuk u vunë dhe as u përfituan prej autoriteteve shqiptare, por prej ushtrive pushtuese.
3. Një familje e vetme hebreje që jetonte përhershmërisht në Shqipëri nuk e pati të njëjtin fat si dy rastet e përmendura në shkresat e mësipërme. Bëhet fjalë për familjen Arditi: Yitzhak Arditi (lindur më 1880), gruaja e tij Luna (lindur më 1888), tre bijtë e tyre: Leoni (lindur më 1913, farmacist), Dario (lindur më 1917, mjek), Ugo (lindur më 1922, violinist), dhe vajza Lucia (lindur më 1910), që u arrestuan në tetor të vitit 1944 në Shkodër dhe u deportuan për në Prishtinë. Prej tyre vetëm babai i mbijetoi shfarosjes. Një nga bijtë, Moise Arditi, u fsheh prej miqve të familjes së tij Vasil dhe Kristina Kona ("The Rescue of Jews in Albania Through the Perspective of the Yad Vashem Files of the Righteous Among the Nations" - Iael Nidam-Orvieto & Irena Steinfeldt). Në "Yad Vashem" ky rast njihet sipas një dëshmie të të afërmve të familjes Arditi, ku theksohet se arrestimi i tyre u bë për shkak të hebraizmit dhe që ata mendonin se asgjë e keqe nuk prisnin t'u ndodhte (Yad Vashem, M. 31/6736). Ky është një rast për t'u ndriçuar, pavarësisht se sipas studiuesve të Shoah "shqiptarët nuk kishin dorë në këtë ngjarje" (M. Sarfatti, "Grazie Albania"). Një pikëpyetje tjetër del nga fakti se emri i njërit prej pjesëtarëve të familjes Arditi, Dario, rezulton në listat e hebrenjve të propozuar për t'u shpallur dëshmorë të popullit shqiptar, rënë në luftë si antifashist (megjithëse në artikullin e hebreut Samuel - Samuilo - Mandil, botuar në gazetën "Bashkimi" në vitin 1945, një artikull me karakter falënderues për qëndrimin e popullit shqiptar, ky emër nuk gjendet ("Izraelitët në Shqipni", në: "Bashkimi", 20 shkurt 1945). Kërkimi i mëtejshëm për të provuar apo mohuar pjesëmarrjen ose jo të Dario Arditit në luftën antifashiste do të përbënte një përgjigje të mundshme nëse ishte besimi dhe raca hebraike shkaku i vetëm i dëbimit dhe viktimizimit tragjik të kësaj familjeje. Por kjo do t'i shërbente edhe pasurimit dhe saktësimit të "Listës së Listave" të të viktimizuarve në Shoah, të të mbijetuarve, të ndihmuesve dhe shpëtuesve të tyre, të bashkëpunëtorëve të ushtrive pushtuesve, si dhe të të dhënave të tjera më të detajuara, duke përfshirë arsyet e zhdukjes. Këto lista janë në proces saktësimi e plotësimi që prej vitit 1995 dhe studiuesit e historisë së Shoah mund të ndihmojnë shumë që katalogët, inventarët, guidat, mjetet e informimit të "Holocaust Martyrs' and Heroes' Remembrance Authority" të ofronin më shumë informacion se ai që shërbehet në listat e deritashme ("Yad Va-shem, rashut ha-zikaron la-Sho'ah vela-gevurah. Arkhiyon ha-merkazi la-Sho'ah vela-gevurah"). Në këta katalogë lista plotësuese e të mbijetuarve në Shqipëri mban titullin "List of Jews in Tirana, Albania and Goldesberg, Germany" - "Lista e hebrenjve në Tiranë, Shqipëria dhe Goldsberg, Gjermani". Ajo përmban vetëm 50 "names or other entries" - emra dhe shtesa të fundme. Të gjithë janë emra të "Holocaust survivors - all of those listed are Holocaust survivors" - "të mbijetuar të holokaustit, të gjithë emra të mbijetuarish të Shoah". Lista është nxjerrë prej katalogut të Yad Vashem Archive, përgatitur në periudhën 1998-2001. "List of Lists", edhe në rastin e Shqipërisë, është autentifikuar përmes një bashkëpunimi me Memorial Museum of Holocaust në maj të vitit 2005. Në "Listën e Listave" në Yad Vashem gjendet, krahas regestit të të shpëtuarvedhe atij të shpëtuesve, edhe lista me emrat e kolaboracionistëve, duke përfshirë ata shqiptarë. Memorial Museum of Holocaust, qysh në vitin 2005, ka shprehur një interesim institucional, përmes një marrëveshjeje të propozuar e të validuar, edhe për kuislingët shqiptarë.
4. Një çështje re është hapur në dy dekadat e fundme, periudhë gjatë të cilave ndodhi një rikthim i përgjithshëm i një përfytyrimi neoekzotik për Shqipërinë, me kultin e besës, virtytit kalorësiak, nderit dhe mikut, cilësive të kryehershme. Në të njëjtën mënyrë shihet dukuria që ndodhi në Shqipëri edhe në ekspozitën e fotografit hebre Norman Gershman "Besa: a Code of Honor - Muslim Albanians Who Rescued Jews During the Holocaust" - "Besa: kodi i nderit - ja si muslimanët shqiptarë i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit", e cila ka qarkulluar gati në një të tretën e botës. Që një i huaj të entuziazmohet prej kulteve shqiptare tradicionale, kjo nuk përbën ndonjë çudi, apo fakt për t'u qartuar. Por kur shqiptarët vetë, duke pasë dëshmi të padyshimta të një sjelljeje konvergjente ndaj hebrenjve: prej muslimanëve dhe të krishterëve, prej antifashistëve dhe profashistëve, prej partizanëve dhe ballistëve, prej të pasurve dhe të varfërve, prej popullit dhe qeverisësve, kjo vetëm ndihmon gabimin.
(Shkrimi u botua sot ne Gazeta Shqiptare)