Sheen ribashkohet me gruan e tij

Charlie Sheen dhe gruaja e tij Brooke Mueller janë ribashkuar.
Aktori i filmit “The Two and a Half Men” – i cili ishte arrestuar në ditën e Krishtlindjeve për kërcenim të Brooke – është ribashkuar me gruan e tij të hënën pasi gjykatësit punuan për bashkimin e tyre dhe tejkalimin e dallimeve që kanë pasur.
Urdhri është vënë në jetë pasi Sheen ishte akuzuar kërcenim dhe akuzë për keqtrajtim të shkallës së tretë, dhe e ka bërë këtë nën ndikimin e alkoolit kështu që tani aktori 44 vjeçar nuk guxon të pijë alkool dhe të mbaj revole pasi kështu do të mund ta sulmoj gruan e tij.
Avokati i Brooke, Yale Galanter, tha se çifti janë përqafuar pasi kanë dëgjuar verdiktin por janë larguar ndaras nga gjyqi. Megjithatë, ata planifikojnë që të rikthehen në shtëpinë e tyre në Los Angeles.