Shefat e diplomacive të BE-së diskutojnë sot për Kosovën
LUKSEMBURG-Shefat e diplomacive të BE-së pritet të përsërisin sot mbështetjen për misionin e EULEX-it në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Edhe pse nuk është planifikuar seanca për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Ministrave të BE-së do të përshëndesë përpjekjet për të rritur praninë dhe veprimtarinë e EULEX-it në veri të Kosovës, si dhe themelimin e Zyrës së BE-së në Mitrovicë, njoftojnë sot agjencitë e lajmeve.
Temë diskutimi do të jetë edhe Bosnja e Hercegovina.
(d.b/BalkanWeb)