E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefat e shërbimeve në QSUT refuzojnë të largohen nga detyra

Shefat e shërbimit të QSUT-së të zgjedhur në procesin e fundit e quajnë të paligjshëm vendimin e ministrit të shëndetësisë Halim Kosova të datës 30 prill ku urdhërohet kthimi i drejtuesve të mëparshëm në këto shërbime.

E ndërsa drejtuesit aktual kundërshtojnë largimin dhe ata që kanë qënë më herët nuk janë ende të emëruar zyrtarisht kanë krijuar ngërç në këto shërbime sidmos në protokollin e mjekimit.

Dekani i fakultetit të mjekësisë Bajram Hysa dhe ai i infermerisë dhe njëherazi shefi i kardiologjisë Petrit Bara shprehen se situata është mjaft konfuze nga ndryshimet e ndodhura menjëherë ku politika është e reflektuar qartë në këtë sektor.

Procesi sipas dekanëve ka qënë transparent dhe sipas ligjit. Komisoni i përbërë nga 5 antarë të cilët kanë firmosur të zgjedhurit e rinj dhe nga një eksperti i huaj i cili ka bërë vlerësimet e tyre. Sipas mjëkve dhe akademikëve shkarkimet ndodhin jo me shkresa të ministrit por me vendim të këshillit të ministrave dhe me firmën e rektoratit.

Situata është e tillë në 8 shërbime të QSUT-së ku akoma nuk dihet se cili është drejtuesi zyrtar. Ndërsa ministri i shëndetësisë një ditë më parë u shpreh i vendosur se procesi do të kthehet edhe një herë pa përcaktuar kohën dhe mënyrë se si do të bëhët zyrtarizimi i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›