E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi IAEA-s: Do informoj Këshillin e Sigurimit për sulmet ndaj centralit bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka deklaruar se do të informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulmin e fundit me dron ndaj një centrali bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e konfirmoi këtë gjatë një konference për shtyp.

Sulmi me dron ndodhi të dielën dhe shkaktoi një zjarr në një gjenerator elektrik jashtë perimetrit të brendshëm të centralit bërthamor Barakah, në rajonin Al Dhafra të Emirateve.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi sot se dronët e përdorur në sulm kanë origjinë nga territori irakian.

Ky është sulmi i parë i tillë që prek centralin Barakah, i pari dhe i vetmi central bërthamor civil në botën arabe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›