Shefi i CEZ page 66 mije euro

Deputeti i Partisë Socialiste ish-drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani denoncoi në Kuvend pagat e larta që marrin drejtuesit e kompanisë CEZ, një pjesë e aksioneve të së cilës i përket ende publikut
Kështu për kreun e CEZ, paga shkon deri në 66 mijë euro.
Denoncimi i zotit Harasani vjen pak ditë pasi Enti Rregullator i Energjisë të marrë vendimin për cmimet e reja të energjisë. Zoti Harasani hedh dyshime se pagat marramendëse që CEZ paguan për drejtuesit e saj i paraqiten entit si zëra kostoje per te kerkuar rritje të cmimit të energjisë.
Reagon CEZ, paga 1 mijë euro
Menjëherë pas deklaratave të EnergjiaEnergjia, Financat bien dakord në parim Reshjet do të mungojnë në dhjetor Kriza e sistemit energjitik deputetit socialist Harasani ka reaguar kompania CEZ. Shoqëria që kontrollon shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri, deklaroi se shifrat e përmendura nga deputeti socialist nuk përkojnë me realitetin.
CEZ thotë se dega shqiptare e kompanisë paguan aktualisht vetëm 3 menaxherë të huaj me pagë 1 mijë euro në muaj, që janë dhe anëtarë të bordit drejtues. Pjesa tjetër e pagave për këta menaxherë thote CEZ paguhet nga kompania mëmë në Ceki dhe nuk prekin financat e CEZ-Shpërndarja në Shqipëri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Prodhimi i naftës vijon rritjen
Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri, veprimtari që tashmë kryhet pothuajse tërësisht nga kompanitë koncesionare, shënoi një rritje tjetër gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, sipas gazetës ‘Shqip’. Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Euro ka një javë që forcohet kundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare (me përjashtim të ditës së premte), por shqiptarët vijuan të heqin monedhën e tyre të parapëlqyer të kursimit në këmbim të lekëve, një fenomen ky i shkaktuar tërësisht nga paniku mbi fatin e Europës. Leku vlerësohet në treg
Megjithëse ekspertët prej disa ditësh kanë këshilluar qytetarët që të mos nxitohen për t’i trasnferuar kursimet e tyre nga njëra monedhë në tjetrën sepse tregjet ndërkombëtare po ndryshojnë jo më shumë për shkaqe reale se sa emocionale, kjo nuk ka ndodhur plotësisht. Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht
Puna në minierën e Bulqizës mund të nisë në mënyrë të pjesshme duke nisur nga dita e mërkurë. Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Nëse me ligjet si kodi rrugor apo ai hekurudhor, opozita dhe mazhoranca kanë gjetur konsensusin për t’i miratuar, ndryshe paraqitet situata me projektbuxhetin e vitit 2012, vlerësoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip”.
Lajmet kryesore
Kuvend, miratohet buxheti 2012
71 vota pro, 50 kundër
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar