E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane plagoset polici prane 21 Dhjetorit


Një punonjës policie u plagos me armë zjarri në automjetin e tij privat, në afërsi të Kryqezimit të "21 Dhjetorit“.

Defrim Musai, 42 vjec, banues ne Tirane u godit ne afersi nga dy persona qe udhetonin me nje motociklete. Pasi kane qelluar dy here ne trupin e policit autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Punonjesi i policise i plagosur u transportua per ne spitalin ushtarak te Tiranes, per nje nderhyrje mjekesore, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor kreu ekspertizen, dhe tha se ka identifikuar autorin e mundshem te plagosjes se 42-vjecarit. Sipas nje deklarate per shtyp te drejtorise se policise se qarkut Tirane, paraprakisht nga hetimet rezulton se plagosja nuk ka si shkas detyren e policit.

Plagos gruan me thikë për xhelozi, vetëdorëzohet në polici
   
Grindjet për shkak të xhelozisë i kanë rrezikuar seriozisht jetën një gruaje nga Shkodra. Ajo është qëlluar me thikë nga bashkëshorti, i cili tashmë është ndalur nga policia.

Burimet zyrtare nga kjo e fundit, deklaruan se në periferi të qytetit të Shkodrës, në rrugën Shirokë-Zogaj, 51-vjeçari Sami Bajraku ka goditur me thikë gruan e tij, Vjollca Bajraku, 47 vjeçe, duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas autori është vetëdorëzuar në polici duke thënë se kishte vrarë të shoqen dhe trupin e saj e kishte lënë buzë liqenit.

Pas dy orë kërkimesh policia ka arritur të gjejë 47-vjeçaren, e cila fatmirësisht ishte ende gjallë, ndonëse në gjendje të rëndë për jetën. Burimet zyrtare të policisë kanë saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30, buzë liqenit të Shkodrës. Sipas deklarimeve të vetë autorit, mësohet se ai e kishte marrë gruan me makinë dhe kishin shkuar në periferi për të pirë kafe, në një prej lokaleve që ndodhet buzë liqenit.

Çifti e ka nisur sherrin në ambientet e lokalit dhe më pas janë larguar, duke e vazhduar debatin rrugës. Vetëm 2 km pa hyrë në lagjen Zogaj, autori ka ndalur makinën. Gruaja ka dalë jashtë dhe burri, pasi ka debatuar ashpër me fjalë, e ka goditur me thikë. Pas këtij veprimi, autori është drejtuar në polici, ku është shprehur: “Kam vrarë gruan me thikë, isha xheloz për të. Trupi i saj ndodhet buzë liqenit të Shkodrës, në rrugën e Zogajve”. Pas këtij denoncimi, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e përshkruar nga autori, por për shkak të motit aspak të përshtatshëm me reshje të dendura shiu dhe terrenit jo të favorshëm, policia ka mundur ta gjejë 47-vjeçaren vetëm pas dy orësh. Ajo u gjet rreth 1 km larg vendit ku autori kishte treguar se e kishte lënë mes një pellgu gjaku. Në ndihmë të policisë për të kërkuar trupin e 47-vjeçares kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, që kishin mbërritur në vendngjarje të lajmëruar nga policia. Mësohet se gruaja ka pasur një plagë të madhe në trup dhe në momentin e parë ka dhënë shenja jete.

Gruaja është transportuar me shpejtësi për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen, si dhe dy telefonat celularë të bashkëshortëve. Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe familjarë të çiftit Bajraku, për të mësuar më shumë rreth motiveve të ngjarjes. Çifti Sami dhe Vjollca Bajraku kishin 23 vite martese. Ata kanë dy fëmijë, djalë dhe vajzë, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç. Prej disa vitesh familja Bajraku banonin në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit të Shkodrës dhe njiheshin si një familje pa konflikte, ndërsa autori i ngjarjes punonte si murator për të siguruar të ardhurat ekonomike për familjen

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar
Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë me një litar në qafë nën një urë, në rrjedhën e lumit Lanë, në Tiranë.
Eksploziv kundër hekurudhës
Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka ndodhur në vendstacionin e Ishmit ka dëmtuar linjën hekurudhore Shkodër-Vorë. Shkodër, qëllon disa herë me thikë bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në  periferi të qytetit të Shkodrës, buzë liqenit, në rrugën Shirokë-Zogaj.
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në rrugën “Derhemi” në Tiranë, i ka marrë jetën tre personave të një familje. Shkodër, ndikim ndaj prokurorit, 3 në pranga
Tre persona janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një prokurori në Rrethin e Shkodrës.

Lajmet kryesore

Kuvend, miratohet buxheti 2012
71 vota pro, 50 kundër
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›