E Martë, 3 Nëntor 2026

Shefi i Hesbollahut: Vrasja e një prej liderëve të Hamasit, s’do kalojë pa u ndëshkuar

Lideri i Hezbollahut Hasan Nasrallah ka deklaruar se vrasja e nënkryetarit të fuqishëm të Hamasit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Nasrallah e përshkroi vdekjen e Arourit si një “krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin nuk mund të heshtim”.

 “Nuk kemi frikë nga lufta” tha zoti Nasrallah në një fjalim televiziv.

“Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë”, ka deklaruar Nasrallah.

Ai më parë tha se çdo vrasje në Liban do të ishte një vijë e kuqe.

Hezbollahu – si aleati i tij, Hamasi – konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, Britania e Madhe dhe të tjerët. Është forca më e madhe politike dhe ushtarake në Liban dhe ka ministra në qeverinë e vendit.

Sulmi që vrau Arourin ishte i pari në Bejrut pas disa muajsh shkëmbime zjarri midis Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe Izraelit, në përgjigje të luftës në Gaza.

Këto ishin kufizuar kryesisht në kufirin jugor të Libanit. Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thanë të mërkurën se po “mbronin kufijtë e saj”; nga një numër raketash të lëshuara nga Libani.

Kjo ndodhi pasi ushtria e saj u raportua se kishte rritur numrin e baterive të saj të mbrojtjes ajrore pranë kufirit.

Arouri ishte një figurë kyçe në Brigadat Izzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit dhe një aleat i ngushtë i Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›