Rama mbledh drejtuesit politikë në një takim me dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, ministrat dhe zëvendësministrat e deleguar në qarqe.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe” në Tiranë dhe vjen në nisje të sezonit të ri politik.
Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, në një takim që po zhvillohet me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe”.
Në takim marrin pjesë edhe ministra dhe zëvendësministra të cilët janë të deleguar në qarqe. Mbledhja është thirrur në kuadër të organizimit të punës politike dhe qeverisëse për periudhën e re.
Takimi nis në orën 13:00 dhe zhvillohet pa praninë e mediave.
Përmbajtja e diskutimeve nuk është bërë publike, ndërsa fokusi pritet të jetë te organizimi i strukturave dhe objektivat politike në qarqe.
Mbledhja te “Vila e Kuqe” vjen një ditë para një tjetër takimi të rëndësishëm të socialistëve. Nesër pritet të zhvillohet mbledhja me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.
Rama ka nisur kështu një seri takimesh me drejtuesit e mazhorancës, në një periudhë kur Partia Socialiste po përcakton prioritetet dhe organizimin për sezonin e ri politik.