E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i OKB-së Zanier, pritet të takohet me krerët serb

Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Lamerto Zannier, bëhet e ditur se gjatë këtij muaji do të takohet me zyrtarët Serb për të diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi Russell Geekie. UNMIK-u konfirmon se Zannier, ka marrë një ftesë për tu takuar me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç dhe me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç, në fund të këtij muaji në Beograd. Sipas zëdhënësit Geekie, aktualisht Lamberto Zannier, ka zhvilluar konsultime të ngjashme edhe me autoritetet në Prishtinë. Ai po konsultohet edhe palët e tjera, e veçanërisht me Bashkimin Europian. Më herët, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, deklaroi se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, më 19 shkurt do të qëndrojë në Beograd dhe atëherë do të meren vesh palët për fillimin e negociatave mbi gjashtë pikëshin, ndërsa do të insistohet që ato negociata të nisin sa më shpejtë. Bogdanoviç tha se pala serbe gjithsesi do ta respektojë marrëveshjen e arritur me Kombet e Bashkuara rreth planit prej gjashtë pikave dhe ka shtuar se "do të këmbëngulim në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që janë prekur në atë plan", sidomos kur muajt e fundit, sipas tij, me vendosjen e misionit EULEX, situata është keqësuar dhe tensionet janë shtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›