Trazira të dhunshme pasojnë zgjedhjet në Nigeri

Goodluck Jonathan është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Nigeri, ndërkohë që shpërthyen trazirat në pjesën veriore që banohet kryesisht nga myslimanët, për të protestuar kundër rezultatit.
Zyrtarët e zgjedhjeve deklaruarn se zoti Jonathan mori 22 milion vota në zgjedhjet e së shtunës, afro dyfishin e votave që mori sfiduesi i tij kryesor, ish sunduesi ushtarak Mhammadu Buhari, i cli grumbulloi 12 milion vota.
Jonathan fitoi vota të mjaftueshme për të mënjanuar balatozhin me 57 përqind të votave të hedhura.
Lajmi i fitores së zotit Jonatha nxiti trazira në rajonin verior të Nigerisë. Kryqi i Kuq i atij vendi deklaron se më shumë se 270 njerëz janë plagosur dhe rreth 15 mijë të jerë janë zhvendosur si rezultat i dhunës.
Mbështetësit e opozitës pohojnë se vota u manipulua dhe i vunë zjarrin shtëpive, dogjën goma makinash dhe qëlluan policinë me gurë si protestë ndaj rezultateve. Asnjë nga partitë opozitare të atij vendi nuk ka çertifikuar zgjedhjet dhe partia e zotit Buhari ka paraqitur një sfidë zyrtare.
Presidenti Jonathan bëri thirrje të hënën për dhënien fund të dhunës dhe atyre që i quajti beteja të njëanëshme. Ai tha se ambicia e politike e askujkt nuk vlen sa gjaku i asnjë nigeriani. Shumë prej shumicës myslimane në veri mbështetën zotin Buhari që është mysliman. Presidenti Jonatha, i krishterë, kryesojnë jugun që është kruesisht i krishterë.