Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura humb jetën në Itali
Të tjera rreth shkrimit Plagosja më 13 janar në Suç të Matit/ FOTO Skura më 15 shtator u nis drejt italisë Plagosja e shefit të krimeve Sterkaj: Policët ishin pa armë
FOGGIA- Humb jetën në spitalin e Foggias në Itali shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura. Komisari u plagos rëndë më 13 janar gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve.
Lajmi konfirmohet për Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com nga nipi i tij i cili ndodhej pranë xhaxhait në Foggia të Italisë. Familjarët në Shqipëri kanë mësuar se zemra e 48 vjeçarit, babai i 3 djemve u ndal mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 minuta. Ndërkohë që para dy ditësh Skura i ishte nënshtruar një tjetër operacioni nga mjekët italianë. Në shtëpinë e komisarit hapen dyert e mortit.
PLAGOSJA ME 13 JANAR
Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit. Të dielën rreth orës 18.35, Komisariati i Policisë së Matit, kishte organizuar një operacion, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç. Gjatë operacionit njëri prej të rinjve, Fitim Alla qëlloi me automatik, duke plagosur Musa Skurën.
Sipas mjekëve plumbat kishin dëmtuar 5 organe duke e bërë gjëndjen shëndetësore të Musa Skurës shumë të rëndë. Mbrëmjen e 13 janarit, Skura u dërgua në Spital Ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas konsultimeve më 15 janar u vendos dërgimi i tij drejt spitalit të Foggias në Itali për mjekim më të specializuar, ku dhe humbi jetën.
Të arrestuar janë Fitim Hashim Alla 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat, Vilson Petrit Milkurti 18 vjeç, banues në fshatin Suç të rrethit Mat. Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç është i arestuar dhe dyshohet për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, ndërsa është shpallur në kërkim djaloshi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat. Po ashtu u shpall në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak.
Në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë Fitim Alla, 19 vjeçari i cili akuzohet drejtëpërdrejtë se ka qëlluar në drejtim të shefit të krimeve të Rënda, Musa Skura u shfajësua para gjyqtarëve duke thënë se “kam qenë i dehur dhe nuk mbaj mend”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)