Gjermani, koalicioni i Merkel humb në zgjedhjet shtetërore

Opozitarët e Social Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër kanë fituar shumicën
Opozita e qendrës së majtë të Gjermanisë ka marrë një fitore të ngushtë ndaj koalicionit të kancelares, Angela Merkel në zgjedhjet e shumicës së shteteve. Opozitarët e Social Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër kanë fituar shumicën e vendeve në legjislativin e Saksonisë së Ulët. Fitorja e këtyre të fundit, ka larguar koalicionin e Merkelit të përbërë nga Bashkimi Kristian-Demokrat dhe Demokratët e Lirë pro-tregut, të cilët kanë udhëhequr me këtë rajon veriperëndimor për 10 vite dhe të cilët po ashtu përbëjnë edhe qeverinë kombëtare. 58 vjeçarja Merkel, do të kërkojë edhe një mandat të ri 4 vjeçar në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator të këtij viti. Merkel dhe partia e saj janë renditur mirë në zgjedhjet nacionale, por, opozita ka thënë se zgjedhjet në Saksoninë e Ulët, janë tregues për ato të përgjithshme.
...