Dëmtohen varrezat serbe në Prizren, pas largimit të lapidarit të UÇPMB, në Preshevë
21-01-2013 / Gazeta 55
Një numër varrezash ortodokse serbe janë dëmtuar në Prizren dhe në Kllokot të Vitisë, kanë njoftuar autoritetet e rendit në Kosovë.
Numri i saktë i varrezave të dëmtuara ende nuk është publikuar, ndonëse jozyrtarisht është përmendur numri 56, prej tyre 27 varreza në Kllokot dhe 29 të tjera në Prizren.
Ndonëse askush s’e ka marrë përgjegjësinë për dëmtimin e varrezave, këto incidente pasojnë largimin e përmendores së ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ditën e dielë, nga ana e xhandarmerisë serbe.
Përmendorja ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit Komunal të Preshevës.