E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i misionit të OSBE/ODIHR-it përfundon vizitën në Tiranë

Shefi misionit të OSBE-ODIHR-it Jonathan Stonestreet përfundon sot vizitën e tij në Shqipëri ku u ka prezantuar palëve problematikën dhe rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e 8 Majit.
 

Stonestreet së bashku me ekipin e tij do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp ku do t`i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimet që ai ka zhvilluar në Tiranë me krerët e shtetit.
 

Shefi i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore Stonestreet u takua dje me presidentin e vendit Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
 

Qëllimi i vizitës së Stonestreet në Tiranë ishte raporti final i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit si dhe nisja e punës për zbatimin e rekomandimeve të këtij raporti.
 

Vizita e Stonestreet realizohet vetëm pasi katër javë më parë u publikua raporti përfundimtar i zgjedhjeve lokale. Në raportin e OSBE/ODIHR-it thuhej se ndonëse zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese ato ishin tepër të polarizuara, me mosbesim mes partive politike në pushtet dhe opozitës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›