Berisha ODIHR-it Mazhoranca e gatshme per te nisur punen me reformen zgjedhore
Kryeministri Berisha priti në takim delegacionin e ODIHR, i cili kryesohej nga kryetari i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, Jonathan Stonestreet.
Ky i fundit e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen si dhe çmoi asistencën dhe bashkëpunimin që qeveria shqiptare i ofroi misionit vëzhgues përgjatë periudhës së vëzhgimit.
Ai gjithashtu, vlerësoi deklaratën e bërë nga kryeministri pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR.
Kryeministri Berisha falënderoi nga ana e tij Stonestreet dhe misionin që ai drejtoi për punën e kryer si dhe e çmoi raportin e ODIHR si realist e që vë në pah progresin e zgjedhjeve te 2011 karshi zgjedhjeve te shkuara ne përmbushjen e standardeve si dhe nevojat për përmirësim të procesit zgjedhor.
Kryeministri u shpreh se cilësimi i zgjedhjeve si transparente dhe kompetitive është një vlerësim që përmbledh te gjitha standardet që ka arritur procesi zgjedhor i vitit 2011.
Kryeministri nënvizoi se rekomandimet e ODIHR në raportin e vitit 2011, së bashku me rekomandimet e vitit 2009 përbëjnë një bazë shumë të mirë procesin e reformës zgjedhore.
Ai siguroi delegacionin e ODIHR se mazhoranca ka vullnetin e plotë për t’i trajtuar të gjitha rekomandimet në mënyrë konsensuale me opozitën dhe se ajo është e gatshme që puna për to të fillojë menjëherë me ngritjen e komisionit parlamentar.
Kryeministri Berisha dhe Stonestreet ndanë të njëjtin mendim se reforma e ardhshme duhet të përfshijë edhe institucionet përgjegjëse si KQZ dhe organizatat e shoqërisë civile të specializuara në çështjet zgjedhore.
Berisha theksoi se tryeza e reformës zgjedhore e iniciuar nga mazhoranca në vjeshtën e vitit 2010 kishte pikërisht këtë frymë gjithëpërfshirëse dhe është një precedent i mirë në këtë drejtim.
Kryeministri ftoi ODIHR dhe Komisionin e Venecias të japin ekspertizën e tyre në procesin e reformës dhe rikonfirmoi qëndrimin se mazhoranca mirëpret propozimet e opozitës të bazuara në rekomandimet e ODIHR dhe të çertifikuara nga këto dy institucione prestigjioze.
Stonestreet e mirëpriti ftesën dhe siguroi për gadishmërinë e ODIHR që në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të asistojnë procesin e ardhshëm të reformës zgjedhore.